Haxhi Avdyli: Jam i gatshëm ta pranoj postin e ministrit të Shëndetësisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se është i gatshëm ta pranoj, nëse i besohet, postin e ministrit të Shëndetësisë.

Sot gjatë ditës, disa media lakun emrin e ish-deputeti të LDK-së për të zëvendësuar ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili mund të propozohet nga Levizja Vetëvendosje kandidat për të parin e Prishtinës.

“Unë nuk mund të konfirmoj asgjë. Normalisht unë jam deputet në tre mandate, jam profesionist shëndetësor, neurokirurg me studime postdiplomike në politika shëndetësore edhe në politikë jam që 10 vjet”, tha ai për KALLXO.com

Leave a Reply