Skuqja e syve, ja cilët janë faktorët që e shkaktojnë

Problemet shëndetësore edhe te sytë nuk janë të pakta. Për shembull kruarja, skuqja dhe lotimi i syve janë problematika të përgjithshme, por që hasen shpesh në okulistikë. Por ka edhe probleme të cilat janë edhe më shqetësuese.

Një shkak mund të jetë “trikiaziz”, ose e thënë ndryshe kthimi i qerpikëve nga ana e brendshme në drejtim të kundërt. Kjo shkakton gërvishtje të syrit, lotim, djegje dhe turbullim të shikimit, shkruan Gazeta Shëndeti.Këto janë disa prej problemevb që na sjellin skuqje të syrit të cialat nuk duhen të anashkalohen.

Logoftalmus (Lagophthalmos) është një tjetër shkak. Këta pacientë vuajnë shpesh nga sindromi i syrit të thatë, pasi dy muskujt kryesorë, përgjegjës për lëvizjen e qepallave dhe ngritjen e vetullave, pësojnë paralizë.Entropian është një tjetër shkak, ku qepalla e syrit kthehet nga brenda. Kjo gjendje bën që qerpikët të fërkohen vazhdimisht në korne duke shkaktuar irritimin e saj. Prek kryesisht moshën mbi 60 vjeç dhe në të shumtën e rasteve shkaqet janë gjenetike.